Log in Register

Login to your account

Username *
Password *
Remember Me

Inscription

* Required field.
Name *
Username *
Password *
Email *

Pallati në Lungomare, Balla sulmon Avokaten e Popullit: Mbrojti vjehrrin e Bashës. Qerratai Lulzim…

TIRANË- Deputeti i PS-së Taulant Balla ka sulmuar Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, e cila mori këtë detyrë pas marrëveshjes së famshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha më 17-18 maj që futi opozitën në zgjedhje.

Ai merr shkas nga vendimi i Strasburgut që rrëzoi qeverinë duke i dhënë të drejtë banorëve për një pallat të prishur në Vlorë në vitin 2013, për ndërtimin e Lungomares. Gjykata e Strasburgut ka vendosur në mënyrë unanime se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërbleje familjaret e dëmtuar nga shembja e pallatit.

Sipas vendimit, qeveria shqiptare duhet të paguaje 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt. Pallati kishte si pronar vjehrrin e kreut të PD-së Lulzim Basha. Nisur nga kjo lidhje, Balla thotë se Avokatja e Popullit, Ballanca nuk e bëri betimin ditën e emërimit pikërisht sepse do të shkonte në Strasburg për të mbrojtur këtë çështje. Kreu i grupit parlamentar të PS-së ngre dyshime se gjithë marrëveshja e pranuar nga Basha ka pasur si qëllim pikërisht paratë.STATUSI I BALLËSMë 22 Maj 2017 shumë shqiptarë ishin me sy e veshë tek Kuvendi i Shqipërisë, teksa votoheshin pikat e Marrëveshjes që nxori Partinë Demokratike nga çadra dhe e futi në Zgjedhje. Si një ndër dëshmitarët e asaj seance plenare, ndër të tjera më 22 Maj votuam edhe për Avokatin e Popullit zonjën Erinda Ballanca, e cila pas votimit duhej të bënte edhe betimin për detyrën e rëndësishme si avokate e interesave të popullit shqiptar.Zgjedhja e zonjës Ballanca si Avokate e Popullit ishte një ndër kushtet e Lulzim Bashës për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zgjedhje.Ne u detyruam t’ia pranonim Lulzim Bashës edhe këtë kusht. Por zonja Avokate e Popullit e propozuar nga Lulzim Basha, për habinë tonë, edhe pse u votua nuk e bëri betimin atë natë, sikurse e përcaktonte procedura. E bëri pas dy muajve.Vetëm sot e kuptova se arsyeja pse zonja Ballanca nuk e bëri betimin, lidhet me faktin se ajo ishte nisur për në Strasburg për të përfaqësuar si trupë mbrojtëse vjehrrin e Lulzim Bashës (dhe veten) kundër Shqipërisë, në ditën pasardhëse.Pra, më 23 Maj 2017 në Strasburg, në Gjykatë (GJEDNJ), gjendeshin përballë Avokatja e Shtetit në mbrojtje të Shqipërisë kundër Avokates së Popullit (të zgjedhur) në mbrojtje të interesave të Lulzim Bashës.Pra, Lulzim Basha praktikisht ka përdorur një institucion shtetëror shqiptar për interesa të vetat, duke e shndërruar atë institucion në një mjet shpërblimi dhe shpërdorimi.Ironia e madhe, në gjithë këtë turp të Lulzim Bashës, është edhe fakti se demokratët e ndershëm protestues për 3 muaj me radhë në çadër, natën e 18 Majit u njoftuan nga ana e Lulzim Bashës se kishin “fituar” edhe institucionin “e rëndësishëm” të Avokatit të Popullit. Por që Lulzimi nuk e kishte “marrë” për demokratët, e kishte marrë për avokaten e pallatit të vjehrrit.Për kujtesë, Lulzim Basha mori nga marrëveshja e 18 majit ndër të tjera edhe Ministrinë e Drejtësisë, ministria përgjegjëse për përfaqësimin e Shqipërisë në Gjykatën në fjalë, por edhe Ministrinë e Financave e cila bën pagesat në zbatim të vendimeve në fjalë. “Qerratai” Lulzim ndoshta ka shpresuar se mos vendimi jepej ato ditë dhe qëndrimi i ministrave të tij deri në mes të shtatorit, në thyerje të marrëveshjes, të bind se halli i Lulit paskan qenë vetëm lekët e pallatit të vjehrrit.Pyetja që do t’i shtroja sot demokratëve është:Mirë, o miq demokratë, për 3 muaj në çadër protestuat për të bërë Avokate të Popullit avokaten e pallatit të vjehrrit të Lulit, po më 27 janar për çfarë ju ka kërkuar Luli të dilni në protestë?Ndërsa ju, o miq demokratë protestues, duhet t’i bëni Lulit pyetjen: Ku i gjeti i vjehrri i Lulit milionat që investoi në atë pallat? Sepse edhe “vetting”-u i parave të vjehrrit do bëhet.Që pallati u ndërtua mbi det, që shkëmbi në breg u bë truall, e të tjera e të tjera faje penale si këto, kjo është një dosje që nuk është mbyllur, ajo është e hapur.Sot meraku i Lulit është kur do t’i tërheqë vjehrri lekët e pallatit. Shikojini mirë tabelat e protestuesve më 27 janar pranë jush. Ndonjëri prej tyre mund të ketë marrë nga kunati edhe tabelën: duam lekët e vjehrrit!E kur bëhet fjalë për një protestë të tillë, një protestë për para, Saliu, LSI-a, Fatmir Mediu&co nuk mund të mungojnë.imageimageimage(m.k/BalkanWeb)

Read more http://www.balkanweb.com/site/pallati-ne-lungomare-balla-sulmon-avokaten-e-popullit-mbrojti-vjehrrin-e-bashes-qerratai-lulzim/


Help us tackle fake news.
Rate this article for better journalism.

Average Rating :

You are not logged in. Please login to continue

Article Quality:
I recommend:

Ratings

 SidebarRight
Suggestions to follow
Users
13474